E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Shqipëria në sytë e diasporës: Një kantier ndëtimi ku secili mund ta gjej veten

Diaspora është në fokus të partive politike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, pasi 240 mijë prej tyre do të japin votën për qeverinë e ardhshme.

Sfida më e madhe përtej votës është kthimi i tyre në atdhe. Por pse emigrantët hezitojnë të kthehen, çfarë i pengon dhe cilat janë pasiguritë e tyre.

Reklamë

Ervin Mulaj jeton prej më shumë se një dakadë në Londër. Ai thotë se është koha që shqiptarët e Londrës të kthehen në atdhe.

“Ka ardhur koha që shqiptarët ta mendojnë mirë për kthimin e tyre dhe të ndërtojnë në Shqipëri atë çfarë kanë përfituar nga eksperienca në Angli. Në Britaninë e Madhe vitet e fundit klima ekonomike në tërësi dhe në veçanti për emigrantët nuk është aspak favorizuese. Taskat janë rritur. Çmimet e ushqimeve janë shtrenjtuar, të gjitha shërbimet që i nevojiten një njeriu janë rritur në kostot më të larta të jetesës. Sot shqiptarët në Angli diskutojnë kthimin në vendin e tyre, e thonë me zemër me bindje. S’kemi çfarë të bëjmë më shumë në këtë vend. Në fund emigrant mbetesh”, – tha Mulaj gjatë një interviste për emisioni E-ZONE.

Reklamë

Një tjetër emigrant është Johan Hoxha, i cili jeton prej 28 vitesh në Firence. Ai thotë se e ka pasur më te lehtë të hapë një biznes në shqipëri sesa në Itali

“Kam 28 vite që jetoj në Itali. Këtu në Itali ka shumë burokraci. Nuk është aspak e lehtë të bësh biznes. Në Shqipëri kam investuar në fushën e turizimit. Mendoj se është sektori që të ofron më shumë mundësi. Për mua Shqipëria është si një kantier i madh ndërtimi, që po formohet çdo ditë. Në këtë kantier mendoj se ka hapësira për cilindo që kërkon të investojuë sipas mundësive që ka. Ka dhe një avantazh, që Shqipëria ka taksat më të ulta se Italia”, -tha Hoxha në Vizon Plus.

Bledar Milaqi ka emigruar në Gjermani për studimet e larta. Por pavarësisht dëshirës, ai e konsideron kthimin një sfidë.

“Integrimi me rutinin e punës në Shqipëri më duket një sfidë. Unë kam vite që jetoj dhe punoj në Gjermani. Unë punoj si këshilltar për çështjet publike dhe poltike, këtu ka një kulkturë tjetër të politikbërjes dhe të vendimarrjes. Procesin legjislativ e njoh mirë, në Shqipëri mungon kjo lloj kulture që nis me konsultimet dhe kjo është sfidë e veçantë. Paralelisht në Gjermani sistemi shëndetësor është i avancuar dhe i bazuar në kontribute. Edhe pjesa e shëndetësisë është sfidë e madhe për Shqipërinë”, -tha Hoxha në emision E-ZONE

240 mijë shqiptar të diasporës janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit. Por energjitë më të mëdha të politikës deri më tani janë fokuar tek aspekti politik, ndërkohë që diaspora është një potencial i madh ekonomik.

Më shumë video

Reklamë