Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku shprehet se vendi ndodhet në krizë investimesh dhe besimi në ekonomi.

Sipas saj, ka disa arsye pse sot shqiptarët po vuajmë pandeminë më shumë se vendet e tjera. Për Tabakun, një nga arsyet është niveli i ulët i ndihmës ekonomike që rezervoi qeveria për qytetarët e saj.

Po ashtu, ajo pohoi se varësia e ekonomisë shqiptare nga eksporti ka rënë me 44% këto muaj dhe pritet të bie edhe më shumë.

Edhe se pse kriza është e dukshme, shtoi Tabaku, asnjë nga qeveria që pretendon se merr vesh nga ekonomia refuzon të flasë.

“Shqipëria në errësirën e krizës. Shqipëria sot është në krizë. Në krizë konsumi, krizë investimesh, krizë mbylljesh masive biznesesh, në krizë besimi në ekonomi. Ka disa arsye se pse ne sot po vuajmë pandeminë më shumë se shumë vende te tjera dhe pse 50% e shqiptarëve parashikohen të jenë të varfër. Së pari, niveli i ulët i ndihmës ekonomike që rezervoi qeveria shqiptare për qytetarët e saj. Kjo ndihmë sipas FMN rezulton të jetë realisht 0.86% e PBB-së dhe është më e vogla në rajon. Së dyti, varësia e ekonomisë shqiptare nga eksporti i cili ka rënë me 44% këto muaj dhe pritet të bie edhe më shumë. Së fundi, vendi jonë ka një varësi nga turizmi i cili pritet të goditet minimalisht me 5 pikë përqindje. Tani për çdo shqiptar kriza është e dukshme dhe e prekshme. Bizneset po mbyllen përditë, vendet e punës po humbasin ndërsa askush nga qeveria që pretendon se merr vesh nga ekonomia nuk flet. Të vetmit që flasin janë ato që kanë marrë përsipër t’i shtrydhin shqiptarët për të nxjerrë milionat e eurove për PPP.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *