Trajneri i Kombëtares, Sylvinho e konsideron mjaft të vështirë grupin në të cilin Shqipëria do të luajë në “Euro 2024”. Ai theksoi se njeh mirë lojën dhe mentalitetin e skuadrave të mëdha si Spanja apo Itali, të cilat sipas tij janë mësuar me të tilla kompeticione të mëdha.

 

“Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”, tha ai.

 

Sfiduese, por të bukura, kështu janë për trajnerin e Kombëtares ndeshjet që do të luhen në Gjermani.

 

“Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur. Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”, shtoi ai.

 

Ndeshja e parë e Kombëtares Shqiptare në “Euro 2024” do të jetë me Italinë. Fati duket se nuk ishte shumë në favor të kuqezinjve, të cilët sfidën e parë do e kenë me një rival mjaft të vështirë.

 

Ndërkohë, kuqezinjtë janë në të njëjtëin grup me Italinë, Kroacinë e Spanjën, konsideruar si “grupi i ferrit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *