E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shqipëria ndotet nga inertet, mbushet me mbetje të hedhura në mënyrë të jashtëligjshme

Grumbullimi dhe hedhja e mbetjeve  inerte të aktivitetit ndërtimor ne fusha, lumenj, apo vende të tjera të hapura, mbetet një problem madhor.

Ekspertët mjedisorë kërkuan që të ndëshkohen personat dhe kopmanitë që ndotin ambientin me këto mbetje, e qe ligji të zbatohet për të gjithë.

Reklamë

Ata e shohin të domosdoshme edhe përcaktimin e një vendgrumbullimi nga pushteti vendor.

Ndërkohë ligji parashikon sanksione dhe penalitete për kompanitë apo personat juridik që e shkelin atë.

Çdo person, që angazhohet me mbetjet inerte jo në përputhje me aktet ligjore ne fuqi per menaxhimin e mbetjeve inerte, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë)  lekë.

Pas tërmetit të 26 nëntorit ku një numër i konsiderueshëm godinash të shpallura të pabanuara u shëmben, vend grumbullimet e mbetjeve inerte u shtuan në sipërfaqe akoma më të mëdha, respektivisht duke ndotur ambientin dhe sipërfaqet ku ato hidheshin.

Më shumë video

Reklamë