E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Shqipëria mbyllet në shtëpi/ Mijëra banorë i binden karantinës totale

Për herë të parë e gjithë Shqipëria është mbyllur në shtëpi dhe nga veriu në jug asnje qytetar nuk shihet ne rruge.

 

Durrësi është zgjuar i heshtur këtë mëngjes, farmacitë, dyqanet e bukës e njësitë ushqimore janë mbyllur e në rrugë janë vetëm forcat e policisë dhe ato të ushtrisë, që mbikqyrin zbatimin e vendimit të qeverisë për karantinë të plotë

 

Reklamë

Lezha ofron të njejtën panoramë, dyqanet e mbyllura e banorët e izoluar në shtëpi deri nesër në orën 5 të mëngjesit, kur do të lejohet sërish qarkullimi.

 

Grupi i xhirimit të Vizion Plus ka vëzhguar situatën në Elbasan dhe duket se qytetarët kanë vendosur të zbatojnë vendimin e qeverisë. Vetëm forcat e policisë e ushtrisë ndodhen në rrugë, me ndonjë përjashtim të rallë të automjeteve, që kanë marrë leje.

 

Prej orës 13:00 të së shtunës e deri nesër në orët e para të mëngjesit të së hënës i gjithë vendi është në karantinë të plotë, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë