Subscribe

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi mbrëmjen e të mërkurës seancën e fundit stërvitore në Durrës, ndërsa këtë të enjte udhëtoi drejt Anglisë. Skuadra e teknikut Edi Reja ishte e plotë dhe atmosfera u duk pozitive .

 

Problem mbetet çështja “Broja”, i cili sipas zyrave të shtypit në FSHF-së e mund t’i bashkohet shokëve në Angli, ndonëse nuk ka kryer asnjë seancë stërvitore me ekipin.

 

Futbollisti i Southemptonit ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe klubi nuk e ka lejuar të udhëtojë në Shqipëri deri në një vlerësim të dytë.

 

Seanca e fundit stërvitore zgjati 60 minuta në të cilën lojtarët kryen ushtrime taktika dhe fizike, ndërsa këtë  të enjte skuadra udhëton në Londër për të luajtur aty ndeshjen e parafundit në kuadër të kualifikueseve “Katar 2022”.

 

Dueli përballë Anglisë është programuar të luhet të premten në orën 20:45 në stadiumin e Uemblit, ndërsa 3 ditë më vonë kuqezinjtë kthehen në Shqipëri për ta mbyllur këtë kompeticion me Andorrën në “Air Albania” .

 

Aktualisht Shqipëria gjendet e treta në grupin I me 15 pikë , 2 më pak se polakët e vendit të dytë, të cilët përballen nesër me Andorrën  dhe një fitore e mundshme, siguron përfundimisht kalimin me tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *