Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në eventin për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë te Durana Tech Park, hapësira që do të bëhet epiqendra e rritjes së sipërmarrjeve, zhvillimit teknologjik dhe ekonomik e rajonit.
Kryeministri Rama në fjalën e tij, tha se Shqipëria sot është lider në shërbimet publike elektronike dhe bëri me dije se në fund të vitit të ardhshëm do të jetë gati modeli i inteligjencës artificiale për të zhvilluar prokurimet publike.
Rama: Më vjen mirë që sot kemi një produkt konkret të një vizioni që dukej utopik kur ne nisëm të përpiqemi për realizimin e tij, ashtu siç dukej utopik qëllimi për të bërë Shqipërinë një lider në shërbimet publike elektronike gjë që sot është një fakt, ashtu siç dukej utopik edhe besimi se procesi i negociatave do përshpejtohej me inteligjencën atrificiale, gjë që sot po ndodh. Ashtu siç duket sot utopik edhe qëllimi tjetër që të kemi në dispozicion një model inteligjence artifciale për të zhvilluar prokurimet publike, po punojmë dhe jemi optimistë se një model i tillë, i cili do të jetë i pari që do të vihet në funksion në Evropë do ta kemi gati në fund të vitit të ardhshëm. Sot Durana Tech Park merr jetë dhe një numër jo i vogël kompanish kanë shpehur interesin…qëllimi ynë kryesor nuk është që të sjellim sa më shumë kompani të huaja, por të angazhojmë sa më shumë talente shqiptare.
Kreu i qeverisë njoftoi se institucione akademike të huaja kanë shprehur gjithashtu interes për të qenë pjesë e kësaj shoqërie dixhitale.
Rama: Surprizë për ne është aspekti që ka një interes nga institucione akademike. Ka filluar procesi për tre universitete shumë të njohura italiane dhe ka interes dhe nga universitete të tjera. Kjo na bën që të shohim kornizën rregullatore që t’i japim mundësi institucioneve akademike që të hyjnë në këtë shqoëri dixhitale me pjesën që ka të bëjë me kërkimin shkencor. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me Francën dhe pjesë e këtij bashkëpunimi është edhe zhvillimi i Durana Tech Park si një destinacion për kompatitë që vijnë nga BE./vizionplus.tv




