Subscribe

Për herë të parë Shqipëria nuk është në të njëjtën linjë me Bashkimin Evropian për ngjarjet që po ndikojnë në dialogun mes Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Deklarata e 19 shtatorit ku Brukseli i linte peshën më të madhe të fajit Kosovës për hapa të pamjaftueshëm në normalizimin e marrëdhënies me Serbinë, është kundërshtuar nga qeveria shqiptare.

 

Qëndrimi i Shqipërisë, i pari kundër BE-së që nga ulja në tryezë e Prishtinës dhe Beogradit zyrtar për të normalizuar marrëdhënien mes tyre, u mor pasi qeveria e vlerësoi si jo të drejtë.

 

Burime për Vizion Plus bën të ditur se pala shqiptare i shprehu shqetësimin  Bashkimit Evropian për deklaratën e cila bën përgjegjëse Kosoven njëjtë me Serbinë.

 

Tirana zyrtare i ka bërë të qartë Bashkimit Evropian se përgjegjësia për bojkotin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, protestat e serbëve, dhunimi i ushtarëve të KFOR-it  apo rrëmbimi i tre policëve nuk qëndron te Kosova dhe as te përfaqësuesit e saj.

 

Nëse deri me sot çdo qëndrim i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë – Beograd është mbështetuar nga Shqipëria, në deklaratën e 19 shtatorit ndahet dhe del në krah të Kosovës.

 

Në qëndrimin e tij Bashkimi Evropian në 19 shtator deklaronte se qëndrimet e Kosoves jo vetëm ato për gjithë ngjarjet që pasuan zgjedhjet e bojkotuara nga serbët për kryetarët e rinj të komunave në veri të vendit nuk janë në përputhje me sundimin e ligjit dhe po kontribuojnë në rritjen e tensioneve.

 

Po aq në deklaratë kërkohej me ngulm nisja e punës konkrete për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të vendit me paralajmërimin se Kosova dhe Serbia po rrezikojnë integrimin evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *