E hënë, 26 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Shqipëria gjynah që u ka ju”, Balla i përgjigjet opozitës për vrasjen e Kalasë: Mos bëni korbin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i  është përgjigjur demokratit Gazment Bardhi, i cili kërkoi që ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu të japë dorëheqjen pas vrajses së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Balla theksoi se opozita po e përdor ngjarjen për përfitime politike, ndërsa shtoi se në një parlament serioz, një grup parlamentar që e ndjen realisht dhimbjen, duhet të veprojë me kërkesa proceduriale dhe jo me deklarata politike.

Reklamë

Ai nënvizoi se Kuvendi ka planifikuar tashmë debate të gjata për çështjet e drejtësisë dhe u bëri thirrje deputetëve të tregojnë solidaritet me trupën gjyqësore në vend.

Balla: Në seriozitetin e një parlameti, një grup parlamentar nëse u dhemb shpirti seriozisht, jo për të bërë korbin, por për të bërë politikanin, mund të kishin bërë një kërkesë proceduriale. Sapo e kemi miratuar me konsensus zhvillimin e debatit për 10 orë të katër çështjeve që kemi sot në rendin e ditës. Në javën e ardhshme do të kemi një debat 12 orë e gjysmë për 5 institucionet e drejtësisë që raportojnë këtu. Nuk mund të zhvillohet një debat për një çështje. Fyejmë familjen e të ndjerit, gjyqtarët dhe prokurorët të cilët sot nga Kuvendi presin një mesazh solidariteti, një mesazh mbështeteje, një distancim nga persona që te dera e Gjykatës kërcënojnë gjyqtarin. Por ne shyqyr ju kemi ju, Shqipëria gjynah që ju ka ju.

Vazhdo të lexosh

Reklamë