E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shqipëria gati për “pushime”

Plazhet shqiptare janë gati te presin pushuesit per ketë vit turistik. Monitorimi i Agjencisë se Mjedisit konstaton se ka përmirësim te ndjeshëm te situatës. Problematike mbeten dy pika ne Durrës, zona e plepave dhe currilat.

 

Kreu i Agjencisë Kombëtare te mjedisit fajëson bashkitë. Sipas Julian Beqirit, pastrimi i plazheve publike dhe vendosja e koshave per mbeturinat duhet te behet nga njësite e pushtetit vendor.

 

Reklamë

Megjithëse jemi zyrtarisht ne vere, plazhet ende nuk janë te populluara nga pushuesit. Shkak sipas nënkryetarit te shoqatës se operatoreve turistik, Besnik Vathi është fushata zgjedhore dhe muaji i ramazanit.

 

Agjencitë turistike thonë se fushata per zgjedhjet parlamentare nuk ka ndikuar tek pushuesit e huaj, te cilët kane zgjedhur Shqipërinë si destinacion turistik.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë