Moment nga ndeshja Shqipëri-Ukrainë
Moment nga ndeshja Shqipëri-Ukrainë

Shqipëri-Gjeorgji bëhet menjëherë një ndeshje shumë e rëndësishme për vendin e parë në grupin B1.

Si kuqezinjtë ashtu edhe gjeorgjianët fituan ndeshjen e parë ndaj përplasja të martën në mbrëmje në stadiumin tonë kombëtar do të jetë një  indicia e rëndësishme në lidhje me përfaqësuesen që do të ketë më shumë shanse për kryesimin e grupit.

Fitorja ndaj Kvaratshkelias me shokë do të ishte një mjet i fortë në duart e skuadrës së Silvinjos  edhe pse jemi vetëm në nisje të edicionit  të ligës së kombeve.

Paraqitja shumë e mirë ndaj Ukrainës ka ngrohur së tepërmi ambientin rreth kombëtares. Sot  skuadra zhvillon seancën e fundit stërvitore në Tiranë.

Grupi i lojtarëve është i plotë, sikurse në Çeki në duelin ndaj Ukrainës. Mungojnë ata që nuk ishin edhe në ndeshjen e parë Gjimshiti, Ajeti, Daku, apo Broja.

Nisur nga gjendja fizike, trajneri Silvinjo do të vlerësojë nëse është e nevojshme të ketë ndërhyrje në formacion për takimin kundër Gjeorgjisë.

Ata që u panë në vështirësi të mëdha fizike në pjesën ë dytë kundër Ukrainës ishin Jasir Asani dhe Nedim Bajrami.

Në stol janë emra të besueshëm si Arbër Hoxha dhe Seferi të cilat janë opsione reale për trajnerin e përfaqësueses. Në Pragë pati probleme edhe Elseid Hysaj i cili ka si alternativë Ivan Balliun.

Gjeorgjia është një skuadër shumë agresive dhe Shqipëria duhet ti përgjigjet gjithashtu me një ekip agresiv që duhet të sakrifikojë shumë në aspektin fizik.

Biletat janë të gjitha të shitura ndaj mbështetja për kuqezinjve do të jetë maksimale.

Sfida do të gjykohet nga belgu Erik Lambrekts.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *