Subscribe

Ndryshe nga viti i kaluar, magjia e fishekzjarrëve dhe atmosfera festive mbizotëroi në të gjitha sheshet kryesore të qyteteve të vendit.

 

Spektakli i bukur i fishekzjarreve bëri që Durrësi të harrojë dhimbjen e plagëve të shkaktuara nga tërmeti dhe pandemia. Të shumtë ishin qytetarët që u mblodhën në shëtitoren Taulantia dhe festuan nën tingujt e muzikës ardhjen e Vitit të Ri.

 

 

Edhe në Korçën e mbushur me vizitorë, spektakli i fishekzjarreve nuk mungoi.

Heqja e orës policiore mblodhi në qytetin juglindor dhjetëra trusistë vendas e të huaj, të cilët festuan së bashku natën e ndërimit të viteve.

Ngjyrat e festës mbizotëruan Shkodrën. Pavarësisht masave të marra nga autoritetet, nuk u shmang dot hedhja e lëndët piroteknike.

 

 

Drita e fishekzjarreve ndriçoi edhe qendrën e qytetit të Lezhës.

 

Ndërsa ora shënoi mesnatën, festime të shumta pati dhe në Elbasan, Vlorë Fier, si dhe qytete të tjera të vendit.

Shumë foca policie ishin në terren, por fatmirësisht nuk pati incidente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *