Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
06 June 2026
Vizion fokus

Vajza vret nënën me thikë në Kurbin, arrestohet nga...

Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë në ditën e...

“Protestat të nxitura nga Greqia dhe Irani”/ Berisha: Deklaratat...

Me not përreth Ishullit të Sazanit, avokatja Eva Buzo...

U plagos gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit,...

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me...

Putini refuzon takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh luftën në...

Përshkallëzim në Gjirin Persik: Irani godet bazat amerikane pas...

Aksidentohet për vdekje një person në aksin Vlorë-Fier

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar me Volodymyr...

Shqipëria emeton Eurobondin 650 milionë euro me afat maturimi 10-vjeçar

14 Shkurt 16:13

Më 11 shkurt 2025, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro.

Ky Eurobond u emetua me një kupon 4.75% dhe me një normë interesi (yield) 5%. Instrumenti ka një jetëgjatësi 10-vjeçare dhe do të maturohet në Shkurt 2035.

Lexo edhe :

Related Posts

Emetimi i Eurobondit, Rama: Lajm fantastik për Shqipërinë, i zi për “Bufin e Kënetës” që do të pësojë humbje spektakolare në 11 maj

Ky është emetimi më i suksesshëm i Republikës së Shqipërisë, që prej emetimit të parë në vitin 2010.

Suksesi i këtij emetimi i referohet disa aspekteve të rëndësishme dhe në radhë të parë kërkesës shumë të lartë të investitorëve, duke bërë të mundur një ulje të konsiderueshme të normës së interesit (yeild-it) përgjatë tregtimit me 50 pikë bazë, nga norma fillestare prej 5.5%.

Për vendin tonë, specifikisht mund të vlerësohet marzhi më i ulët se në çdo dalje në eurobond më parë, që përbën një element të rëndësishëm të normës së interesit, apo siç quhet në terminologjinë e tregjeve financiare “spread-i”.

Transaksioni tejet i sukseshëm i emetimit të Eurobondit 2025 nënvizon disa arritje kyçe të daljes së Republikës së Shqipërisë, në tregjet e kapitalit, që janë:

  • Raporti i mbulimitndër më të lartët të arritur, prej 4.3 herë dhe më i larti ndër emetimet e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që nga tetori 2024;
  • Marzhi (spread)më i ulët, kundrejt të gjitha obligacioneve të emetuara nga Republika e Shqipërisë;
  • Diferencë e konsiderueshmee marzhit final prej 50 pikë bazë, në krahasim me momentin e shpalljes së transaksionit (në 5% nga 5.5%). Mesatarisht, prej 2019-ës, ky indikator për emetimet e obligacioneve 10-vjeçare për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore është 25-35 pikë bazë;
  • Shpërndarje dhe diversifikim i gjerë gjeografik i investitorëve. Numri maksimal i investitorëve që shfaqën interes arriti në 195, duke u konsideruar, si emetimi që pati tërheqjen më të lartë të investitorëve të huaj.
  • Krahasuar me emetimet e Evropës Qendrore dhe Lindore, emetimi i Republikës së Shqipërisë u mundësua me kushte financiare tepër të favorshme edhe pse me një vlerësim më të moderuar nga agjencitë ndërkombëtare, në krahasim me vende, si Serbia dhe Rumania.

Ministria e Financave, vlerëson se emetimi i Eurobondit ka një rëndësi të veçantë, jo thjesht vetëm për sigurimin e likuiditetit, por edhe sepse siguron prezencën e vendit tonë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe mat besimin e investitorëve në obligacionet e emetuara nga shteti shqiptar. Kjo nënkupton kredibilitetit afatgjatë të ekonomisë shqiptare në tërësi dhe financave publike në veçanti.

Faktorët kryesorë të rritjes së kërkesës së investitorëve, uljes së normës së interesit dhe më specifikisht uljes së marzhit janë:

– Rritja e vlerësimit (credit rating) të Republikës së Shqipërisë, si ekonomi stabël duke reflektuar kështu nivelin e përmirësuar të treguesve makroekonomike, menaxhimin e kujdesshëm të financave publike, menaxhimin e duhur të borxhit shtetëror, si dhe duke rikonfirmuar rritjen e qëndrueshme ekonomike gjatë viteve të fundit.

– Vleresimet pozitive të institucioneve ndërkombëtare referencë, si FMN, Komisioni Evropian, etj..

– Përparimi në procesin e integrimit europian, gjë e cila ka rritur besimin e investitorëve në stabilitetin afatgjatë të Shqipërisë.

Gjatë prezantimeve, Ministria e Financave zhvilloi takime virtuale me 60 investitorë ndërkombëtarë, pjesëmarrja aktive e të cilëve konfirmoi edhe njëherë interesin e fortë dhe besimin e rritur ndaj reformave të qeverisë, si dhe objektivave drejt konsolidimit fiskal.

Ministria e Financave vlerëson se dalja e suksesshme në tregjet ndërkombëtare të kapitalit është një sinjal pozitiv sa i përket kredencialeve të Shqipërisë. Ne do të vijojmë të mbetemi të përkushtuar për një menaxhim afatmesëm të borxhit të orientuar drejt reduktimit të rreziqeve dhe uljes së kostove.

Posted Under:
Anash Ekonomi
Tagged:
Eurobondi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol”, bashkëshortja e Visit në Ferma Club: Mozën e duan të gjithë, por…

më shumë...

“S’kam patur asnjë përfitim nga Moza”, Sorgini flet pas përjashtimit nga Agai, Albano: Nuk ishe për atë punë

më shumë...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, me sa do të shiten nafta dhe benzina

më shumë...

Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë në ditën e fundit të një forumi të madh investimesh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:39

“Ai nuk del nga vetja, publiku e...

1:18

Vajza vret nënën me thikë në Kurbin,...

12:52

“S’kam patur asnjë përfitim nga Moza”, Sorgini...

12:51

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e...

12:49

Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë në...

12:38

“Protestat të nxitura nga Greqia dhe Irani”/...

12:25

Protestë në Palermo kundër dasmës luksoze të...

12:21

Me not përreth Ishullit të Sazanit, avokatja...

12:12

U plagos gjatë operacionit për kapjen e...

11:56

Sot finalja e Miss Shqipëria, gjithçka gati...

11:54

VIDEO/ Protesta shtrihet në Diasporë, shqiptarët mbushin...

11:38

Dy të eliminuar nga Ferma Vip, Moza...

11:29

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, BE: Të...

11:00

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhe zbret në...

10:40

I akuzuar nga GJKKO për vrasjen e...

10:38

EMRI/ Kapet në Kurbin i dënuari në...

10:32

Pas Geraldo Bibës, arrest me burg për...

10:30

Tritoli në Lezhë/ Pronari i banesës: Lus...

10:12

Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë...

9:51

Gara për drejtuesit e Policisë në 4...

Më të klikuarat

  • Eliminimi i dytë brenda natës, kush u largua nga Ferma Vip
  • I vendosi thikën në fyt efektivit të Rrugores, policia njoft...
  • Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën e veçantë
  • “Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e Florit”, Soni...
  • Televotim i fortë mes Zhakut, Sarës dhe Ilirit, kush u largu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.