Moldavia dhe Ishujt Faroe përfaqësojnë dy ndalesa të rëndësishme në objektivat e mëdha të kombëtares kuqezi për tu kualifikuar në euro 2024.

 

Të qënit në grupin E me rivalë si Cekia dhe Polonia,  e bën jetike marrjen e pikëve të plota me rivale si Ishujt Faroe dhe Moldavia që nuk futen tek pretendentet.

 

Mirëpo shpesh janë pikjërisht këto ndeshje që përcaktojnë fatet e eleminatoreve, pasi nenvlerësimi I këtyre kundërshtareve sjell  humbje pikësh që në fund peshojnë shumë.

 

Ndaj edhe trajneri Silvinjo bashkë me stafin e tij po e përgatisin me shumë kujdes së pari duelin ndaj Moldavisë që luhet të shtunen në Tiranë, për tu fokusuar më tej tek transferta me Ishujt Faroe.

 

Këtë të enjte kuqezinjte kanë zhvilluar dy séanca stërvitore, paradite dhe pasdite të dyja tek “Shtëpia e futbollit” në Tiranë.

 

Grupi është I plotë, madje është kthyer edhe mbrojtësi Veseli që pati shqetësime në shpatull pas një ndeshje kontrolli të zhvilluar brenda familjes.

 

Të premten do të kryhet edhe seanca e fundit, këtë herë në tapetin e stadiumit kombëtar “Air Albania”, aty ku do të luhet edhe dueli të shtunën.

 

Interesimi për ndeshjen kundër Moldavisë ka qenë i mirë pasi mësohet se deri më tani janë shitur mbi 10 mijë bileta. Shqiperia ka zhvilluar deri më tani një duel kundër Polonisë të humbur 1  me 0 në Varshave në kuadër të kualifikuese për Euro 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *