Shqiperia nis sonte në 20:45 fushaten e edicionit te ri në Ligën e Kombeve, ku bën pjesë në grupin 2 të Ligës B.

Kuqezinjte do të zbresin në fushën e lojës në duelin e parë në transferte kundër Islandës, perballje qe luhet ne kryeqytetin Reikjavik.

Një sfide e rendesishme, me shpresen se një start I mbarë mund ta ndihmojë kombëtaren tone të rënditet e para në fund të këtij kompeticioni, per te kapur fazen play-off qe na jep mundesi te tentojme kualifikimin per ne Euro 2024, permes Liges se Kombeve.

Trajneri Edi Reja ka probleme sa I takon fazës offensive sepse Uzuni dhe Armando Broja nuk janë të gatshëm për këtë duel.

Ndaj sulmi do ti besohet me gjasë dyshes Cikalleshi dhe Seferi.

Porta me Berishën dhe mbrojtja me Ismajlin, Kumbullen dhe Gjimshitin do të mbështetet edhe nga dy lojtarët e krahut Balliu dhe Hysaj.

Në mesfushë do të luajnë Cekici, Gjasula dhe Abrashi.

Mbremjen e sotme Shqiperia do te mbeshtetet edhe nga qindra tifoze kuqezinj te cilet kane udhetuar nga vendi yne, por sidomos nga vende te ndryshme europiane per te mbeshtetur kombetaren.

Kundër Islandes, kuqezinjtë kanë luajtur 7 herë nga të cilat 4 fitore I takon nordikeve dhe 3 suksese përfaqësueses sonë.

Megjithate transferta islandeze mbetet tabu per Shqiperine e cila nuk ka fituar asnjehere ne token nordike.

Aktualisht në grupin tonë te Liges se Kombeve është luajtur vetëm dueli Izrael-Islande që përfundoi 1 me 1.

Pas kësaj ndeshje, në datë 10 qershor Shqiperia do të presë në shtëpi Izraelin ndërsa në 13 qershor do të luajmë një ndeshje miqësore kundër Estonisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *