E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Shqipëria e kalon fundjavën në shtetrrethim, pensionistët liridalje deri në orën 11.00

Kjo e shtunë e gjeti Shqipërinë të heshtur. Që prej të premtes në orën 17.00 çdo gjë është e mbyllur, çdo biznes ka ulur qepenët.

Në rrugë kanë të drejtë të lëvizin vetëm punonjësit e medias, policët, forcat ushtarake dhe personeli mjekësor.

Reklamë

Në fakt, këtë fundjavë është edhe një kategori tjetër që ka liridalje. Bëhet fjalë për pensionistët, të cilët kanë mundësi të lëvizin për ajrosje deri në orën 11.00.

Ky shtetrrethim do të zgjasë deri të hënën në orën 05.00. Ndryshe nga fundjavat e tjera, këtë herë izolimi nisi qysh të premten.

Vazhdo të lexosh

Reklamë