Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Netanyahu e quajti Britaninë një “Republikë Islamike”

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, dy të arrestuar në...

Aksident i rëndë hekurudhor, treni me 150 pasagjerë del...

Avionët luftarakë të NATO-s rrëzojnë dronin që hyri në...

Përmbytje masive në Japoni, 6 viktima dhe mijëra të...

Havai i kërkon Trumpit më shumë armë për Ukrainën

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë...

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore,...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

“Shqipëria e fundit në rajon për shërbimet shëndetësore”/ PD: Pasojë e një qeverie të korruptuar

31 Janar 12:01

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se përmes koncesioneve korruptive në shëndetësi ka lënë pa shërbim shëndetësor qytetarët dhe ka mbushur xhepat për klientët e Ramës.

 

Koordinatori për Shëndetësinë në PD, Gazment Koduazi tha se Shqipëria është e fundit në rajon për cilësinë e dobët të pajisjeve mjekësore dhe koston e lartë të shërbimit.

 

Sipas PD këtë e tregoi më së miri edhe pandemia, ku taksat e shqiptarëve u shpenzuan për të paguar koncesionet korruptive te check up-it, sterilizimit dhe laboratorëve dhe jo për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor ndaj qytetarëve.

 

DEKLARATA E KOORDINATORIT PËR SHËNDETËSINË, GAZMENT KODUZI

Në rajon, Shqipëria u rendit e fundit si për indeksin e shërbimeve dhe atë të shpenzimeve buxhetore per shendetesine krahasuar me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën ( vetem keto jane marre ne studim) sipas indeksit që ndërtoi data baza e të dhënave mbi cilësinë e jetës “Numbeo” për vitin 2022, ku pikët më të ulëta kanë marrë: cilësia e dobët e pajisjeve mjekësore, koha e pritjes dhe kosto e shërbimeve.

 

Pandemia tregoi dështimin e sistemit shëndetesor, dhe sipas Transparency Internacional “pandemia u përdor gjithashtu si një justifikim për të reduktuar mbikëqyrjen dhe llogaridhënien për prokurimet publike dhe shpenzimet e ndihmës së huaj, duke lejuar që korrupsioni të përhapet gjerësisht”

 

Paratë e shqiptarëve shkojnë në PPP korruptive, jo për shërbime shëndetësore.
Sa para jane shpenzuar për PPP në shëndetësi? A ia kanë vlejtur gjitha ato para të shpenzuara me PPP në shëndetësi?
Vetëm gjate periudhës së pandemisë (2020 -2021) janë dhënë nga buxheti i shtetit 4.8 miliarde Lek për koncesionet në shëndetësi, ndërsa për përballimin e pasojave të epidemisë janë dhënë 2.5 miliardë Lek.

 

Taksat e shqiptarëve që janë shpenzuar për të paguar koncesionet korruptive te check up-it, sterilizimit dhe laboratorëve, jo vetëm nuk kanë përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor si rrjedhim edhe shëndetin e popullatës, por vetëm e kanë shkatërruar atë dhe kanë mbushur xhepat e klientëve të Ramës. Këtë e tregojnë raporte të ndryshme, ashtu si dhe më i fundit nga Numbeo.

 

Koncesionet korruptive kanë gërryer sistemin shëndetësor, dhe si pasojë ka sjellë që Shqipëria gjatë v.2020 të jetë vendi i parë në Europë me me rritje të vdekshmërise shtesë 26%( European Commission 2021), dhe në vend të 3-të nga fillimi pandemisë deri në 30 Shtator 2021 me 34.6% ose ndryshe 11 mije vdekje shtese ( Revista Monitor Janar 2022).
Shqiptarët sot paguajnë më shumë për shërbimin shëndetësor edhe pse iu është premtuar se do ta kenë falas, dhe pse paguajë më shumë para për koncesionet në shëndetësi, shërbimin publik e kanë më të keq.
Qytetarëve shqiptarë ju premtua shëndetësi falas, por ka ndodhur e kundërta, duke e bërë më të shtrenjtë. Sipas anketes së buxhetit të familjeve nga INSTAT, gjate vitit 2020 që filloi epidemia, shqiptarët kanë shpenzuar 28 % më shumë para për kujdes shëndetësor.

 

Taksat e qytetarëve shqiptarë nuk u përdorën për t’u ardhur në ndihmë atëherë kur kishin nevojë për shëndetin, por qytetarët u detyruan të paguajnë nga xhepi mesatarisht 41,000 Leke per diagnostikime dhe deri ne 120,000 Leke per blerjen e barnave (sipas raportit te Together for life “Barra financiare e pacienteve te konfirmuar me covid-19”)
A po pagujne shqiptaret sot më shumë para për shërbim shëndetësor? Sa?

 

Sipas Organizates Botërore të Shëndetësisë janë 125,000 (16.7%) familje shqiptare që harxhojne mbi 10% buxhetit të tyre për kujdes shëndetësor, ndërsa 40,000 (4.95%) familje harxhojnë më shumë se 25% të buxhetit të tyre.
Megjithëse familjet shqiptare janë më të varfrat në rajon, ato shpenzojnë më shumë nga xhepi për të marrë shërbime shëndetësore. Sipas EUROSTAT 2019, familjet shqiptare shpenzojnë 13.7 % të buxhetit familjar për shërbime shëndetësore.

 

Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
PD Renditje shërbim shëndetësor Shqipëri

Nga e njëjta kategori

Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht

më shumë...

DETAJE/ Antidroga bleu kokainë për të zbuluar rrjetin, si ranë në kurth dy të rinjtë

më shumë...

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Mirakë të Librazhdit

më shumë...

Zjarri në Daias dhe Gurrë, forcat ajrore në gatishmëri, situata nën kontroll

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:14

Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn...

11:33

DETAJE/ Antidroga bleu kokainë për të zbuluar...

11:32

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe...

11:24

Zjarri në Daias dhe Gurrë, forcat ajrore...

11:12

Netanyahu e quajti Britaninë një “Republikë Islamike”

11:02

“Instagram” vjen me një ndryshim të ri

10:55

Policia aksion antidrogë në Tiranë, arrestohen dy...

10:46

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën...

10:25

Një muaj dietë vegane mund të ndikojë...

10:19

Përkeqësohet situata nga zjarri në Lurë, flakët...

10:05

Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në...

10:02

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, dy të...

9:57

Aksident i rëndë hekurudhor, treni me 150...

9:48

Avionët luftarakë të NATO-s rrëzojnë dronin që...

9:31

Përmbytje masive në Japoni, 6 viktima dhe...

9:16

Sherr për pronën në Vlorë, 47-vjeçari merr...

9:07

Neutralizohet zjarri në masivin pyjor të Peshtanit,...

8:36

Havai i kërkon Trumpit më shumë armë...

8:22

“Një surprizë e vogël ndryshon ritmin e...

8:18

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8 milionë euro, në bor...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.