Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar qeverine se vendi po shkon drejt nje konflikti civil.

 

Shkak per tonet e ashpra te kryetarit te Partisë Demokratike jane bere zhvillimet e ditëve te fundit, duke nisur nga protesta e studenteve tek çështja e unazes se re e deri tek përpjekjet sipas Bashes per te mbyllur dosjet e pushtetarëve.

 

Abuzimi i të drejtave të qytetarëve, nga Unaza e re deri tek studentët në fakultete, mosveprimi i ligjit njësoj për të gjithë, ndëshkimi i të pafajshmëve, të atyre që ngrihen për të drejtat e tyre dhe mbrojtja e kriminelëve, politikanëve të korruptuar do të çojë në një dhe vetëm një drejtim: Një përballje civile dhe marrjen e fatit të qytetarëve në duart tyre!  Ne si opozitë, Partia Demokratike dhe unë, kemi bërë gjithçka që këto problem kaq të rënda të drejtësisë, të të drejtave të njeriut, demokracisë, me efekte kaq të tmerrëshme në mirëqënien e qytetarëve, në ekonomi, në gjendjen e të papunëve, në punësimin e të rinjëve, të gjejnë një zgjidhje përmes rrugëve institucionale. Por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq, as do të vazhdojmë të përkundim shqiptarët në një ëndërr të gënjeshtrët, as ti lejojmë këta politikanë të korruptuar më në krye Edi Ramën, të vazhdojnë ta zhysin Shqipërinë në këtë gënjeshtër. Kjo gënjeshtër duhet dhe do të marrë fund.Një përballje totale për të rikthyer drejtësinë, Kushtetutën dhe pushtetin në duart e qytetarëve nuk do të vonojë.  Ndaj i bëj thirrje çdo shqiptari të ndershëm dhe institucioneve të pakapura nga Edi Rama, të bëjnë detyrën e tyre përpara se të jetë tepër vonë.

Basha ka analizuar edhe situatën e veshtire te krijuar per shkak te reshjeve te bores si pasoje te cilave jane bllokuar edhe rruge, mirëmbajtja e te cilave është dhene me koncesion, si Rruga e Kombit.

 I bej thirrje Prokurorisë te nise hetimet ku kane shkuar leket e shqiptareve e te marrin përgjegjësi nga ata qe kane nënshkruar kontratat e deri tek ministri,  ne mënyre qe kjo vjedhje qe rendon sot mbi shqiptaret te mos mbetet pa përgjegjës.

Lideri i opozitës ka artikuluar akuza te renda edhe per çështjen e ndërtimit te unazës se re.

 

 Është përgatitur rimanipulimi i këtij loti te unazës se re. Të gjithë e keni parë që me qëllim që të përjashtohet një garë e ndershme janë bërë kërkesa qesharake si ajo për një vinc të tonazhit të rëndë prej 450 tonësh”.

 

Akuza te forta Basha ka artikuluar edhe ndaj prokurorisë, e cila sipas tij po tenton te mbylle dosjet per blerjen e votës.

 

“Nëse në këto hetime të regjistruara zyrtarisht me prova të bëra tashmë publike nga media dhe nga vetë prokuroria, procesi gjyqësor të dosjes “339” nuk do të ketë përparim domëthënës, nëse këta zyrtarë e politikanë të lartë socialist, duke përfshirë Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, nuk do të vendosen para drejtësisë për krimin e rëndë të shitblerjes së votës në bashkëpunim me organizatat kriminale, kjo do të ketë pasoja të parikuperueshme në përballjen midis qytetarëve, opozitës dhe një qeverie tërësisht të deligjitimuar dhe të provuar katërciprisht para syve të shqiptarëve, Europës dhe gjithë botës, si një qeveri e ardhur në pushtet me paratë e krimit dhe me fuqinë e bandave dhe të kriminelëve.”

 

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka premtuar se Partia Demokratike do te shfrytëzoje çdo hapësire e do te ndërmarrë çdo aksion politik per te rrezuar ketë qeveri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *