Vendimi i Shqipërisë dhe Kosovës për të strehuar përkohësisht refugjatët afganë u përshëndet nga ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

 

Ajo deklaroi në “Twitter” se i njëjti shembull duhet ndjekur edhe nga vendet e tjera.

 

“Ne duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohëse ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që vendet e tjera të ndjekin këtë shembull.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *