E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shqipëria mbështet Izraelin, Hasani: Ky përshkallëzim, kërcënim për të gjithë rajonin

Shqipëria ka dënuar ashpër sulmin e Iranit duke u rreshtuar në krah të Izraelit.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në një postim në rrjetet sociale vuri në dukje rrezikun që sjell sulmi me dronë i Iranit për Izraelin dhe për të gjithë rajonin.

“Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e izraelit dhe të gjithë rajonit. rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë lindjen e mesme”, theksoi shefi i diplomacise shqiptare Igli Hasani.

Nderkaq ministria e Jashtme ka marrë masa për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve që jetojnë në izrael.

Reklamë

Ministria ka publikuar dy numra telefoni ku qytetarët mund të kontaktojnë ambasadën tonë në izrael për cdo problematikë.

Gjithashtu Tirana zyrtare këshillon shqiptarët në të gjithë rajonin që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale pwr çwshtjet e sigurise dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë.

Mbrëmjen mes 13 dhe 14 prillit, Irani sulmoi Izraelin me dronë dhe raketa, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill.

Ndonëse Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

Izraeli tha se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani, ndërsa disa të tjera edhe nga Iraku dhe Jemeni.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se 99% e tyre u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë