Subscribe

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e kësaj të mërkure miratoi dy projektligje që thellojnë bashkëpunimin me Shqipërinë në tregun e mallrave dhe atë të punës.

Ministri i Financave Hekuran Murati deklaroi se pas ratifikimit në kuvend do të zbatohen lehtësirat doganore dhe kontrollit të hyrje-daljes së mallrave mes dy shteteve, ndërsa do të ngrihet edhe një zyre doganore e Kosovës në portin e Durrësit dhe Porto-Romanos.

 

HEKURAN MURATI

MINISTER I FINANCAVE, KOSOVE

 

“Bëhet fjalë për marrëveshjet që kemi nënshkruar me Qeverinë e Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët që kishim vitin e kaluar. E para ka të bëjë me lehtësimet doganore dhe lehtësimin e tregtisë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Shqipëria është partneri ynë kryesor tregtar dhe synojmë që këmbimi tregtar mes dy vendeve tona të jenë në nivelin më të lartë. Në shërbim të kësaj kemi edhe marrëveshjen që për herë të parë bëhet diçka konkrete e nivelit të tillë.

 

Kabineti qeveritar miratoi edhe marrëveshjen për sigurimet shoqërore si dhe lehtësimin e lëvizjes së fuqisë punëtore.

 

“Përveç lehtësimit të lëvizjes së mallrave ne të kaluarën kemi mundësuar edhe lehtësimin e lëvizjes edhe të fuqisë punëtore. Pra edhe të njerëzve që duan të punojnë nga Kosova në Shqipëri ose nga Shqipëri në Kosovë. Kësaj ja kemi shtuar edhe marrëveshjen për sigurimet shoqërore. Një i punësuar duhet të sigurohemi që edhe kontributet pensionale që i paguhen në Shqipëri apo Kosovë t’iu njihet anasjelltas pavarësisht ku jetojnë. Me këtë marrëveshje synohet që të arrihet dhe kompletohet edhe integrimi i tregut të punës përveç integrimit të tregut të mallrave”.

 

Qeveria e Kosovës gjithashtu mori vendimin për të mbuluar policat e sigurimit kufitar me diasporën përmes një fondi që kap vlerën e rreth 3 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *