Kuvendi i dha të drejtë Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve të negociojë me banorët që preken nga ndërtimi i Spitalit të Fierit.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës, procesi i shpronësimeve do të kryhet brenda 90 ditëve.

 

Akti normativ i miratuar në Komisionin e Ligjeve, i jep të drejtë shtetit që të marrë tokën në dorëzim, ende pa paguar pronarët për tokën e tyre.

 

Këta të fundit kanë rënë parimisht dakord, por shuma konkrete të cilën do ta përfitojnë, do të jetë e negociueshme.

 

Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 50 mijë metra katror, ndërsa numri i familjeve që preken nga ky proces është 12.

 

Spitali Rajonal i Fieri është një objekt që është premtuar se do të ndërtohet nga qeveria turke brenda datës 25 prill.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *