Subscribe

Pas pronave, çështja e shpronësimeve mbetet një nga ngërçet më të mëdha që mban peng projektet e zhvillimit. Qeveria ka në plan të krijojë agjencinë e shpronësimeve, një strukturë e cila do të eliminojë kryerjen e kësaj procedure nga çdo autoritet kontraktues.

 

Ofrimi i kësaj procedure në një zyrë të vetme pritet ti japë zgjidhje edhe vlerësimit të çmimit real të pronave, pasi do të rishikohet ligji në fuqi duke parashikuar edhe negociata me pronare të truallit.

 

Aktualisht si qeveria qendrore ashtu edhe ajo lokale kryejnë shpronësime. Por janë të shumta rastet kur vetë shteti nuk respekton afatet e përcaktuara. Nga ana tjetër, shpronësimet kryhen në bazë të çmimeve të referencës që thuajse në të gjitha rastet janë larg çmimeve të tregut, duke u kundërshtuar në gjykatë nga pronarët.

 

Një nga rastet më tipike kur banorë të shumtë kanë protestuar për ditë me radhe ishin ata që u preken nga  projekti i bashkisë për zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës.

 

Deri më tani shpronësimet janë realizuar me synimin për të rënduar sa më pak arkën e shtetit. Por shpesh gjykatat u kanë dhënë të drejtë edhe pronarëve, duke shtuar kostot në buxhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *