Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa publikoi komentin e një qytetareje, që ankohet se nuk ka marrë bonusin e bebes.

 

Sipas Zhupës, ajo ka komentuar në një postim të kryeministrit Edi Rama që flet për shpërblimin që marrin nënat. Zhupa thotë se ky koment nxjerr në pah gënjeshtrën e Ramës.

 

“Ja si del haptaz gënjeshtra e Ramës dhe vdes propaganda rilindase, me fjalët e sinqerta të një nëne që bonusin e bebes nuk e mori kurrë, por foton ja keqpërdor kryegënjeshtari për të mashtruar! Përgjigjia e saj flet vetë!  Edi Rama nuk e di që nevojat e prindërve kur vjen një jetë e re në familje janë të shumta. Kur ke 7 vjet që gjithë kohën dhe energjinë e shpenzon për të prodhuar propagandë, nuk arrin as te kuptosh e jo më të ndihmosh njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.  Shporta fasadë, foto në maternitet, foto me fëmijë të pafajshëm që përdoren për të mbushur videot e propagandës, ndërsa xhepat e prindërve zbrazen çdo ditë e më shumë. Zvarritje pa fund për të tërhequr bonusin e bebes, procedura të komplikuara me afate, të gjitha kurthe që nënat dhe baballarët mos marrin asnjë ndihmë reale nga shteti.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *