Disa persona kanë gjetur një mënyrë të cuditshme për të transportuar refugjatë nga qarku i Korcës drejt Malit të Zi kundrejt pagesës.

Ata e kanë veshur furgonin me logot e një Ambulancë në mënyrë që të mos identifikoheshin nga policia gjatë këtij aktiviteti criminal.

R.Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”) u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi tjetër D. O., 27 vjeç, banues në Tiranë u shpall në kërkim.

Policia mori informacion se këta shtetas merrnin refugjatë nga Lindja e Mesme në zonën e Devollit për ti dërguar në Tiranë dhe pastaj drejt Malit të Zi.

Efektivet u vunë në ndjekje të një mjeti tip “Volksëagen” (në pronësi të shtetasit D. O., të cilin e kishin loguar si ambulancë, me qëllim shmangien e kontrollit të policisë) me drejtues shtetasin R. Ll., brenda të cilit kishte dyshime se ndodheshin shtetasit e huaj.

Në afërsi të fshatit Vreshtas, Policia i ka bërë me shenjë shtetasit R. Ll., që të ndalonte por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, pasagjerëve të tij si edhe përdoruesve të tjerë të rrugës, ku më pas u neutralizua dhe ndalua në fshatin Petrushë, Pogradec.

Dy shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim mes tyre dyshohet se iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 150 euro secilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *