Vdes si pasojë e një infarkti vetëm pak pasi kishte shpëtuar një grua shtatzënë gjatë një procesi lindjeje shumë të vështirë.

 

Ky ka qënë fati tragjik i gjinekologut indian Bibhas Khutia 48 vjec. Sipas asaj që bën të ditur “Times of India”, ngjarja ka ndodhur në 15  janar në një spital ambulator në qytezën Patanda në distriktin Midnapore, në Bengalin Perëndimor.

 

Sipas kolegeve të tij doktori,  vuante prej kohësh nga krizat e zemrës por për shkak se në këtë zonë dhe spital mungonin mjeket, ai ishtge i detyruar të qëndronte ne punë  e madje qëndronte edhe jashtë orareve zyrtare, duke mos pasur as kohë që të mjekonte veten e tij.

 

Koleget thanë për mediat indiane se Bibhas Khutia punonte deri ne 20 orë në ditë. Në datë 15 ndonëse kishte orë e orë të tëra në punë, atij iuj paraqit rasti i një gruaje me dhimbje të forta shtatzanie. Për 12 orë me radhë gruaja qëndroi në sallë dhe në fund ajo doli shëndoshe e mirfë bashkë me foshnjen e saj.

 

Por mjeku që e shpëtoi, nuk ia doli dot. Si pasojë e emocioneve të forta pozitive ai pësoi një infarkt dhe humbi jetën. Një rast që ka bërë bujë në të gjithë Indine dhe më gjërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.