Vendi
Shpëtoi dhjetëra njerëz nga zjarri, Greqia i jep nënshtetësinë shqiptarit hero

Qeveria greke ka dhënë nënshtetësinë “Honoris Causa” shqiptarit Petrit Athanasi dhe dy egjiptianëve që ndihmuan dhjetëra njerëz gjatë zjarreve katastrofike të 24-korrikut në Athinë.
Dekreti i tyre iu dërgua presidentit të Greqisë Prokopis Pavlopoulos për miratim, ndërsa Kryeministri Alexis Tsipras këtë të martë gjatë vizitës në Mati e vlerësoi aktin e emigrantëve.
Ndërkohë bëhet me dije se Petrit Athanasi, i cili është pronar i një supermarketi, u shpërndau ushqime falas të prekurve nga zjarret katastrofike. Gjesti i shqiptarit tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave greke, të cilat e cilësuan “hero’’.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




