E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthimi tragjik në Lushnjë, babë e bir sapo kishin filluar punë, i riu ishte kthyer nga Italia

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e premte në Lushnjë, ku për shkak të një shpërthimi në një kapanon, humbën jetën dy persona babë e bir si dhe u plagosën disa të tjerë, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela.

Burime bëjnë me dije se vinçi në të cilën ndodheshin babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha ishte duke ngritur bombola oksigjeni. Në momentin që vinçi ka prekur telat e tensionit të lartë kanë shpërthyer bombolat e oksigjenit

Roland Hoxha 55-vjeç alias Landi Verçani (ka ndërruar identitetin për shkak të dokumentacionit), humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali i tij Elidoni ka ndërruar jetë ndërsa po transportohej drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe deputeti Bujar Çela, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Burime për Vizion Plus bënë me dije se Roland dhe Elidon Hoxha dje kishin filluar punë, ndërsa i riu sapo ishte kthyer nga Italia.

Në vendngjarje, përpos efektivëve të policisë mbërritën edhe ekspertët e Njësisë Antieksploziv, pasi në ambientet e kapanonit gjenden disa bombola, të cilat fatmirësisht nuk kanë shpërthyer. Shpërthimi i shkaktuar nga bombolat me oksigjen, të cilat ranë kontakt me rrymën elektrike gjatë transportimit me vinç ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, jo vetëm në ambientet e kapanoni, por edhe në bizneset përreth, pronarët e së cilëve shprehen se janë tronditur nga ngjarja.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë