Subscribe

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka mbërritur në Lushnje, pranë magazinës ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm, ku një person humbi jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur.

Tre nga të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë për ndihmë të specializuar pranë spitalit të Traumës në Tiranë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Janë tre drejt Tiranës, në gjendje të rëndë, 3 janë duke u trajtuar në spitalin e Lushnjës. Ngjarja është trajtuar në kohë rekord, kryesisht janë të djegiet, pacienti që është më rëndë ka një shkallë më të kanë djegie dhe është drejtuar drejt Traumës dhe kirurgjisë plastike”, tha Brataj.

Nga të dhënat zyrtare dyshohet se dyshohet se gjatë punimeve kapanon në ndërtim, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Ndërkohë në Lushnjë ndodhet edhe ministri, Taulant Balla, i cili tha se autoritetet kanë nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *