E diel, 22 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpërthimi në bazën detare të Bengazit, dyshime për sulm me dron ndaj anijes ruse

Qeveria e Libisë Lindore njoftoi të dielën se, sipas rezultateve paraprake të hetimeve, shpërthimi i ndodhur në bazën detare të Bengazit kishte origjinën nga një anije ruse e ankoruar në portin e qytetit.

Sipas autoriteteve, ekzistojnë dyshime se shpërthimi është shkaktuar nga një sulm me dron, megjithatë rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Qeveria bëri të ditur se anija kishte ndaluar në Bengazi për t’u furnizuar me karburant dhe pajisje të nevojshme, ndërsa ishte në udhëtim për t’u kthyer në Rusi.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me sulmin e dyshuar apo për pasojat e shpërthimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.