E shtunë, 31 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthim tritoli në Kamëz

Një shpërthim eksplozivi ka tronditur gjate natës duke u gdhire e diela banoret e rrugës “Athina” ne Kamez. Fatmirësisht nuk ka patur te lënduar ne njerëz, por vetëm dëme materiale. Burimet e policisë bëjnë me dije se eksplozivi është vendosur ne nje banese, e cila rezulton ne pronësi te një gruaje. Shpërthimi ka ndodhur ne oborrin e shtëpisë dhe behet fjale për nje sasi te vogël. Për pasoje është dëmtuar vetëm dera e jashtme. Policia nuk ka ende te dhëna per autoret dhe motivet e kësaj ngjarje, ndërkohe qe pronarja e banesës ka mohuar te ketë pasur konflikte.

Vazhdo të lexosh

Reklamë