E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthim në Tel Aviv, një i vdekur dhe tetë të plagosur, Houthit marrin përgjegjësinë e sulmit (VIDEO)

Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 03:15 (me orën lokale) në qendër të Tel Avivit, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur lehtë.

Sipas përditësimit të fundit nga forcat e armatosura izraelite, shpërthimi u shkaktua nga një dron që u përplas në një ndërtesë.

Rebelët shiitë Houthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

“Forcat e armatosura të Jemenit kryen një operacion ushtarak cilësor kundër një objektivi të rëndësishëm në zonën e pushtuar të Jaffa-s,” tha në një deklaratë zëdhënësi ushtarak i Houthi, Yahya Sarie.

Reklamë

Ai shpjegoi se Houthi-t do të vazhdojnë të synojnë Izraelin për të treguar mbështetjen për palestinezët në Rripin e Gazës, ndërsa vuri në dukje se zona e Tel Avivit do të jetë objektivi i tyre kryesor.

Në Izrael, policia tha se mori qindra telefonata “rreth orës 03:00 të mëngjesit)” për “një shpërthim të fuqishëm” në Tel Aviv.

Një burrë rreth të 50-ave “u gjet i vdekur në banesën e tij “, tha policia, duke shtuar se ai ishte goditur nga predha.

Katër persona u dërguan gjithashtu në spital me plagë nga predha, ndërsa katër të tjerë u trajtuan për tronditje.

“Asnjë sirenë (paralajmëruese) nuk u dëgjua,” tha ushtria izraelite.

“Po flasim për një UAV të madh që mund të udhëtojë në distanca të gjata,” tha një oficer i ushtrisë ndërsa informoi gazetarët për sulmin në Tel Aviv.

Ai shpjegoi se droni u zbulua nga ushtria izraelite, por ndodhi një “gabim njerëzor”, duke rezultuar në “mos aktivizimin e sistemeve të përgjimit dhe mbrojtjes”.

Huthët kanë kryer sulme ndaj anijeve pranë Detit të Kuq për muaj të tërë, duke thënë se ata po vepronin në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë