E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthim në autostradën Tiranë-Durrës, një i vdekur

Një i vdekur dhe dy te plagosur, ky eshte bilanci tragjik i shpërthimit të një transformatori ne nje biznes pranë autostradës ne zonën e Kasharit në Tiranë.

Punëtori Gjergji Sula ndodhej ne katin e tretë të këtij objekti në ndërtim e sipër, kur ndodhi shpërthimi.

 

Hetuesit sqaruan se ai po përpiqej te vinte ne pune vincin që ngre lart materialet, duke hedhur në tokë kabllin per te marre engjeri elektrike. Por ai ka orekur telat e shtyllave të tensionit të lartë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Reklamë

 

Të të njëjtën kohë, kontakti i telave shkaktoi edhe masë në transformatorin që ndodhej në katin e parë duke sjellë shpërthimin e tij. Për pasojë u plagosën dy punëtorët e tjerë Fari Çollaku dhe Sari Çollaku, që ishin pranë.

 

Ata u dërguan menjëherë në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

 

Policia ndërkohë mori edhe dëshmi të tjera për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë