E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthim me tritol në Tiranë, lënda plasëse në portën hyrëse të një garazhi

FOTO ILUSTRUESE

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte.

Policia konfirmoi se lënda shpërthyese është vendosur në portën hyrëse të garazhit në pronësi të një 39-vjeçari, i identifikuar si Elvis Kosova, njohur për Policinë me precedent të mëparshme penale.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

“Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Reklamë

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë