Një shpërthim i fortë si pasojë e një rrjedhjeje gazi ka tronditur një kompleks pallatesh në afërsi të ish-parkut në Tiranë.
Vetratat e picerinë kanë përfunduar përballë, te bizneset e tjera. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur pasoja të rënda në njerëz, por pronari i biznesit dhe punëtori kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spital.
Piceria është ende e pahapur dhe pronari dhe punëtori ishin duke kryer ende punime. Pasi janë futur Brenda, ata nuk e kanë ndjerë erën e gazit si pasojë e një rrjedhjeje në një tub dhe pasi kanë nisur punën si zakonisht, një shkëndije elektrike ka bërë që ambient të përfshihet nga flakët. Ato kanë dalë deri në sheshin e jashtëm të pallatit, ndërkohë si pasojë e tronditjes janë dëmtuar dhe disa biznese të tjera.
Fatmirësisht bombolat e gazit kanë qenë të instaluara një kat poshtë biznesit dhe rrjedhje ka patur vetëm një tub gazi ku ka ndodhur dhe shpërthimi.
Sistemi i sigurisë ka parandaluar kalimin e zjarrit deri në depot e mëdha të gazit në katin e mëposhtëm duke shmangur kështu një tragjedi./vizionplus.tv





