Subscribe

Me akuza të forta dhe me një tonalitet të lartë, Ilir Meta e nisi fjalimin e tij para manifestuesve në boulevard duke deklaruar se “Presidenti i ulet në gjunjë vetëm para flamurit dhe popullit kuq e zi”.

Kreu i shtetit paralajmëroi gjatë fjalës së tij jo vetëm mazhorancën por edhe ato që i quajti organizatat ndërkombëtare mafioze se do të përballen me zemërim e popullit.

“Zëri I popullit, zëri I Zotit”, tha mes të tjerash Meta në hyrje të fjalës së tij në shesh.

 

 

Presidenti ulet në gjunjë vetëm para flamurit dhe popullit kuqezi, para popullit të shqiponjave. Ta dëgjojnë mirë puçistët dhe organizatat ndërkombëtre që kërkojnë ta shkatërrojnë sovranitetin tuaj. Neni 2 i Kushtetutës thotë sovraniteti në Republikës së Shqiperisë i përket vetëm popullit, ndaj ju ka ftuar jo si Ilir Meta por si Presidenti juaj, si i vetmi institucion i vetëm legjitim që ka mbetur në këtë vend. Populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve. Unë i kam rrëzuar dekretet e koncesioneve të arsyetura mni Kushtetutën sepse kanë qëllim grabitjen. Jemi sot këtu sepse asnjë nga ne nuk und t’i qëndrojë anash grushtit të shtetit. Jemi këtu në fillimin e Pranverën kuq e zi  kundër grushtit të shtetit. Presidenti ka thirrur popullin sepse pasuria kombëtare po vidhet cdo ditë, sepse sistemi i drejtësisë është kapur për fyti, sepse kemi drejtësi me regji, që mbron të ndershmit dhe pambrojtshmit. Sepse ekonomia juaj është në ditët me të errëta, sepse oligarkët kontrollojnë Parlamentin njëpartiak.

 

Meta akuzoi mazhorancës se vodhi kompetencat e Presidentit që i jap Kushtetuta.

 

“Ky sekt në pushtet, falsifikoi dokumentat shtetërore në funksion të grushtit të shtetit, tha mes të tjerash kreu I shtetit.

One thought on “Shpërthen Meta: Puçistët do përballen me zemërimin e popullit, kur institucionet bien, ngrihet populli

  1. Bravo florian ta di Rama qe shqiperia ka burra si ty
    O Liro kur te vi Monika me Bashen keta puçista do dalin para drejtesis apo do ndodhi njelloi si ty me shokun Sali?
    30 vjet iken apo do presim dhe 30 vjet te tjera
    Liro mos harro tu thuash Shqipetareve kush e vodhi floririn e krrabes ndoshta do jet Rama me puçistat

Leave a Reply

Your email address will not be published.