Gazetari i njohur Genc Burimi, përmes një lidhjeje me Skype në studion e debatit në Spotlight, Vizion Plus, ka krijuar përplasje me pjesëtarët e panelit përmes kundërshtimit të deklaratave dhe opinioneve të tyre.

Referuar ‘Charlie Hebdo-s’ , Burimi shprehet se Makron nuk mundet të ndalojë një revistë humoristike. Debati ka vijuar me tej, mes Profesor Kristos dhe Enri Hide duke marrë fjalën e duke kërkuar komunikimin e Burimit pa iu referuar mendimit të pjesëtarëve të panelit.

 

Më poshtë debati i plotë:

 

Genc Burimi: Po ai profesori që tha që – vrasja e profesorit në Francë ishte një incident. Është një skandal

 

Ilir Kulla, me duket është ai që është mik me djalin e myftiut të Sirisë, për mua është në konflikt interesi sepse edhe doli kundra Francës. Dy të tjerë aty. Njëri tha se në Francë duhet të vetëimitohen sepse liria e shprehjes ka kufizime. Një tjetër aty tha – politiko-korrekt. Po ku e keni parë ju në Francë që Makroni të ndalojë një gazetë humoristike të dalë me ke ti dojë qejfi. Sepse është revistë karikaturale! E kuptoni këtë ju apo jo!?

 

Erion Kristo: O Genci, të ka kafshuar ndonje gje ty vlla? Se po flet pa edukatë fare. Po permblidhu një çikë se po flet me keq se kta, po ti fol pak me edukate o burrë! Çfarë po thua ti tani!?

 

Genc Burimi: Vazhdojmë, vazhdojmë. Jam dakord, vazhdojmë. Pse? Kë ofendova unë, me thuaj! Çfarë thashe që ofendova?

Erion Kristo: Po ti ke dale si ai te ballkoni në Elbasan që gjuante me automatik. Po na vë targa të gjithëve ne. Prit o vlla’ se nuk je ne Aadenine Franceze këtu që të na vësh targat të gjithëve ktu! Thuaj mendimin tënd pa iu referuar mendimin tonë. Pse e bën komunikimin në këtë mënyrë?

Genc Burimi: Po, po jepni fakenews!

Erion Kristo: Po mirë, po thuaje me delikatesë franceze këtë.

Genc Burimi: Po dëgjoj vetëm gomarlliqe dhe drejtuesi i emisionit, po ju lë ti thoni.

Enri Hide: Ej, nuk pranojmë ofendime, Alban, jo ofendime këtu. S’ mund të na ofendojë një njeri pa asnjë arsye, dhe kot, gjithë panelin, duke na ofenduar në mënyrë totale pa asnjë lloj etike profesionale. Qenka dhe gazetar. Po ky vetëm gazetar nuk paska lidhje. Unë të ofendoj 5 herë ktu dhe mos kem as të drejtën e replikës por ta dëgjojmë të vazhdojë breshërinë e fjalëve të veta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.