40-vjeçari Alket Malaj, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në punë, në Patos të Fierit.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fonderi ku përpunoheshin kapakë pusetash prej gize.

 

Malaj prej vitesh ishte punonjës i fonderisë dhe dyshohet se ka vdekur si pasojë e djegjes nga shpërthimi të njërës prej furrave.

 

Sipas burimeve mbi furrrën që po shkihej giza mund të ketë rënë ujë, i cili ka shkaktuar edhe shpërthimin.

 

Ndërkohë po vijojnë hetimet për kushtet e sigurisë dhe janë marrë të gjitha të dhënat dhe dëshmitë e punonjësve që kanë qenë në punë në momentin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *