E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shpërthen bombola në një banesë në Pogradec, lëndohet e moshuara, plagë të shumta në fytyrë

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në qytetin e Pogradecit, në katin e dytë të një pallati. Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të lagjes nr.2.

Një e moshuar është lënduar dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit. Mësohet se gruaja ka plagë të shumta në fytyrë.

Policia dhe zjarrrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Dritaret kanë “fluturuar” në rrugën kryesore rrezikuar jetën e kalimtarëve pasi është një nga rrugët më të populluara të qytetit. Dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë rrjedhja e gazit./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video