E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthen bombola në Maliq, plagosen katër anëtarët e një familjeje, mes tyre një i mitur

Ilustrim · Vizion Plus

Një bombol gazi ka shpërthyer në fshatin Maliq, këtë të diel, rreth orës 11:00. Nga shpërthimi i saj kanë mbetur të plagosur 4 pjesëtar të familjes mes të cilëve dhe një fëmijë 8-vjeçar.

Të plagosurit e tjerë janë nga mosha 26 deri 32 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Korçës për mjekim të specializuar.

Nga shpërthimi pjesëtarët e familjes Muçollari  kanë marrë djegie në pjesën e fytyrës.

Kryefamiljari Jetnor Muçollari tregon se gjithçka ka ndodhur në momentin e ndërrimit të kokës së bombolës.

Nisur nga ngjarje të tilla që nuk kanë qenë të pakta, policia e Korçës u ka kërkuar qytetarëve që kanë zgjedhur të ngrohen me gaz të bëjnë kujdes në përdorimin e tyre./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh