E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthen bombola e gazit në fshatin Koplik i Sipërm, burrë e grua pësojnë djegie

Një bombol gazi ka shpërthyer rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në një banesë në Koplik të Sipërm.

Flakët kanë përshirë katin e parë të shtëpisë së Sejdin Çokajt.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zjarrfikësit që kanë lokalizuar dhe neutralizuar flakët duke mos lejuar përhapjen e tyre dhe djegien e shtëpisë.

Nga flakët kanë pësuar djegie dy kryefamiljarët, Sulltane dhe Sjedin Çokaj, të cilët po marrin mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë