Subscribe

Qeveria miraton paketën e solidaritetit dhe shpërblimet e fundvitit. Te gjithë pensionistet do te marrin 3 mije leke te rinj shpërblim per festa, ndërsa 2 mije leke per personat me aftësi te kufizuara dhe ndihme ekonomike. Ministria e shendetesise dhe çështjeve sociale deklaroi se paketa me një fond prej 2 miliard e 253 milion leke shpreh vëmendjen e qeverise per personat ne nevoje.

 

Per here te pare ketë vit pjese e shpërblimeve per festat e fundvitit do te jene ushtaraket dhe forcat e ndërhyrjes se Policisë se Shtetit, te cilët mundësuan përballimin e situatës se përmbytjeve ne fillim te dhjetorit.

 

Data e nisjes se ndarjes se shpërblimeve nuk është përcaktuar ende.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *