Ndiheni gjithmonë mirë kur blini artikuj të rinj kozmetikë, por paratë e shpenzuara për to mund të jenë ndonjëherë të tepërta?! Lajmi i mirë është se ka metoda të tjera të thjeshta për të kursyer, që mund t’ju ndihmojnë të dukeni po aq bukur sa dhe po ti kishit blerë produktet që po mendonit.

-Perdorni furcën e rimelit për skrab buzësh: Aplikoni një shtresë vaseline apo krem për buzët, lijeni atë për disa minuta dhe pastaj fërkojeni me furçë – sipërfaqen e buzëve tuaja. Ajo do te bëhet e lëmuar dhe do të jetë gati për çdo të kuq buzësh.

-Ju mund të rrisni efektivitetin e çdo maskë krem me ndihmën e letrave të aluminit të zakonshëm, të cilat duhet të ruhen për pak kohë në frigorifer përpara se ti përdorni. Përveç kësaj, maska me letra metalike mund të përdoret si një artikull i veçantë kozmetik për heqjen e fryrjes në mëngjes. Për këtë, duhet të aplikohet në fytyrë pas tonerit ose pas përdorimit të serumit.

-Me siguri që ka disa korrektorë kozmetikë në sirtarët tuaj që janë shumë të errët dhe nuk janë duke u përdorur. Kevin James Bennett, fitues i çmimit Emmy Award, ka një ide për të kthyer kremin tuaj të preferuar të ditës me SPF në një ngjyrë për mbrojtjen nga dielli duke e përzier atë me një ngjyrë toni tepër të verdhë ose një përbërje shumë të errët.

-Ujë trëndafili në vënd të fiksuesit për fytyrën: Jo vetëm që është një fiksues për vendosjen e tualetit tuajj, por edhe për dhënien e një shkëlqimi. Nëse qëllimi juaj kryesore është freskimi i fytyrës, kjo wshtw zgjidhja e duhur.

-Ju mund të kurseni para në buzëkuq mat nëse tashmë keni një buzëkuq me shkëlqim të një ngjyre të përshtatshme. Artisti i make-upit Pat McGrath rekomandon aplikimin e një korrektori (Për fytyrën) në buzë, duke e lënë atë për një minutë të thahet dhe pastaj duke aplikuar buzëkuqin. Përveç kësaj,korrektori do të ndihmojnë në mbrojtjen e buzëve nga tharja e tepërt./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *