E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpejtësi skëterrë në autostradën Tiranë-Durrës, kapet i riu me 225 km/h

Policia rrugore në kryeqytet ka vijuar kontrollet me radarë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

 

Gjatë kontrolleve të policisë, të kryera gjatë orëve të para të kësaj të diele, është ndaluar një 28 vjeçar nga Preza e Tiranës, i cili ishte duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara, me 225 km/h.

 

Reklamë

Në videon e bërë publike nga vetë policia rrugore, thuhet se kjo shpejtësi është vrasëse, papërgjegjshmëri ndaj jetës, rrezik potencial edhe për jetën e përdoruesve të rrugës.

 

Policia sqaron se qëllimi i kontrolleve nuk janë gjobat, por garantimi i sigurisë se jetës për përdoruesit e rrugës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë