E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shpallja “non grata” nga SHBA/ Bozdo për Berishën: Ka bërë më shumë të mira, sesa zarare

Për Enno Bozdon, pranimi i ftesës së Ramës për bashkëpunim nga PD, do të rrënonte përfundimisht opozitën në Shqipëri.

 

Reklamë

“Joshje e madhe që Rama i bën PD, duke ditur fare mirë që çdo hyrje e PD në kushtet aktuale do të ishte rrënim përfundimtar për opozitën në Shqipëri. Nuk besoj që një ftesë e tillë do të pranohet. Basha ka qenë i qartë në refuzimin e kësaj ftese.”

 

Reklamë

Po ashtu, anëtari i Kryesisë së PD-së komentoi edhe vendimin e shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga DASH.

 

“Unë, atë ditë kam qenë me disa miq të mi. Ajo që kam thënë është se për të gjithë ata e kanë Berishën si pengesën kryesore për të kapur pushtetin, e kanë konsideruar një ‘djall blu’, do të ishte gati idioteske një ndjenjë gëzimi që kam vënë re, veçanërisht nga ata që janë ekstrem i majtë. Duam apo nuk duam ne, Berisha është pjesë e historisë së Shqipërisë. Është një person, i cili ka bërë shumë më tepër të mira sesa zarare. Një pjesë e madhe e zhvillimit të Shqipërisë i dedikohet Berishës.”

 

Bozdo nuk i kurseu kritikat për Bashën, për të cilin tha se ka gabuar, ndërsa vuri thekson te nevoja e PD-së për revolucion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë