Prokuroria e Posaçme kërkoi sot që të pandehurit e dosjes 5D të shpallen fajtorë.
Për Deborah Keçin, ish-drejtoresha e Klubit Sportiv Tirana, SPAK kërkoi që të dënohet me 2 vjet shërbim prove dhe t’i ndalohet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Për Teuta Gurin, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ku kërkua e njëjta masë dënimi që të vihet në provë për 2 vjet si dhe 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.
E njëjta kërkese ishte edhe për anëtarët e tjerë të këtij komisioni, Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj.
Në bashkëpunim ata akuzohen për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, ku sipas SPAK kanë krijuar kushtet për priviliegje të padrejta për operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k në procedura të prokurimit publik.
Ata e kanë favorizuar këtë kompani duke e paracaktuar fituese. Seanca kur të pandehurit do të bëjnë mbrojtjen do të jetë në 7 maj.
Ky është njëri nga fraksionet e ndara të kësaj dosje që u kallëzua në SPAK nga opozita, ndërsa për ish- drejtorët e bashkisë, Taulant Tusha, Mariglen Qato e Redi Molla, çështja është ndarë.
Seanca e parë e gjykimit për ta do të fillojë në 30 prill. Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke krijuar kushte që fituese të dilte kompania për të cilën prokuroria e posaçme thotë se për pronarë kishte vetë ata./vizionplus.tv





