Subscribe

Pasi Ministia e Brendshme shpalli nje dite me pare 52 shtetas grek si persona te padeshiruar per shtetin shqiptar per thirrjet e tyre rraciste ne Bularat, me i ashper ka qene reagimi i Ministrise se Jashtme e cila i ka ndaluar hyrjen ne Shqiperi edhe eurodeputetes qipriote.

 

 

GLEVIN DERVISHI

KESHILLTAR PER RAJONIN, MEPJ

 

Ne bashkeveprim nderinstitucional dhe pas vleresimit te kryer nga institucionet e specializuara, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme i propozoi Ministrise se Bredshme shpalljen non grata (person u padeshirueshem ne Shqiperi) te eurodeputetes qipriote  Eleni Theocharous. Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit te saj ne Parlamentin Evropian, pas vleresimit dhe ne mbeshtetje te propozimit te MEPJ, gjykuar ne materialet referuese te administruara nga Ministria e Brendshme vendosi te miratoje kerkesen e MEPJ.

 

 

Keshillitar i Ministrit per ceshtjet e Rajonit, argumentoi dhe arsyet se pse eshte marre ky vendim nga ana e qeverise shqiptare.

 

Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve te Republikes se Shqiperise, ndaj shfaqjeve te perseritura ekstremiste te eurodeputetes Eleni Theocharous.  Prononcimet e saj qe nxisin urrejtjen, cenimin e  rendit kushtetues te vendit tone, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikes se Shqiperise, nuk mund dhe nuk do te mund te behen me ne token shqiptare.

 

 

Ministria e Jashtme theksoi me tej se Shqiperia eshte e vendosur per te kontribuar vijimesisht per stabilitetin rajonal, per te bashkepunuar ngushtesisht me fqinjet e partneret nderkombetare, por eshte po ashtu e vendosur te mos toleroje, per asnje arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues, thirrje cenuese per teresine teritoriale te Shqiperise. Eurodeputetja Thecharous ishte nje nga zerat me aktiv qe pas ngjarjes se 28 tetorit, ku nuk kurseu sulmet dhe thirrjet kunder Shqiperise dhe shtetit shqiptar.Madje ajo kercenoi se ceshtjen ne fjale do ta adresonte dhe ne Parlamentin Europian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *