E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpallet i pafajshëm aktori Kevin Spacey, akuzohej për sulm seksual nga 4 burra

Aktori, Kevin Spacey, është shpallur i pafajshëm për akuzat e ngritura nga katër burra, për sulm seksual.

 

Ylli i Hollivudit, u pa me lot në sy në kur gjykata e shpalli atë të pafajshëm për shtatë akuza për sulm seksual dhe dy akuza për vepra të tjera të rënda seksuale.

 

Reklamë

Akuzat përfshinin periudhën mes viteve 2004 dhe 2013, kur Spacey shërbeu si drejtor artistik në teatrin Old Vic në kryeqytetin britanik

 

Spacey falënderoi trupën gjykuese pasi e la të lirë pas 12 orësh e 26 minutash diskutimi për tre ditë. Po në këtë ditë, aktori i famshëm festoon edhe  64-vjetorin e lindjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë