E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Shpallet fajtor, ish-komandanti kroat pi helm gjatë seancës në Hagë

Slobodan Praljak, Ish-komandanti i forcave kroate të Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992-95, ka pirë helm gjatë një seance dëgjimore për krime lufte në Gjykatën e Hagës.

 

Gjykata ndërpreu procesin në dhomën e apelit, pasi Praljak piu nga një shishe e vogël në çastin kur u shpall dënimi i tij me 20 vjet heqje lirie për krime lufte ndaj muslimanëve boshnjakë. “Unë nuk jam kriminel lufte dhe e kundërshtoj këtë dënim”, tha ai dhe me pas piu preparatin për të cilën edhe avokatja e tij tha se ishte helm. Ish-komandati u dërgua me urgjence ne spital dhe nuk dihet ende gjendja e tij.

 

Reklamë

Slobodan Praljak dhe pesë të tjerë kishin apeluar vendimin e gjykatës të vitit 2013 që i dënonte ata me nga10 deri në 25 vjet heqje lirie për përfshirje në një plan për dëbimin e përhershëm të myslimanëve të Bosnjës, e krijimin e ‘një territori kroat” që do të përfshinte edhe qytetin jugor të Mostarit.

 

Akuzat përfshinin krime të vrasjeve, torturave, dëbimeve, përdhunimeve, trajtimeve çnjerëzore, shkatërrimit të pronës e terrorizimit të popullsisë. Seanca u mbajt një javë pasi Gjykata dënoi me burgim të përjetshëm ish-komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, nën akuzat për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit. Mbi 100 mijë njerëz u vranë dhe mbi 2 milionë u zhvendosën gjatë luftës në Bosnjë.

Më shumë video

Reklamë