Subscribe

Pasi shpalli emergjencën për furnizimin me energji elektrike, kryeministri Edi Rama lajmëroi se plani i posaçëm që do t’u vijë në ndihmë qytetarëve, kryesisht konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël do të prezantohet këtë të shtunë.

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Nuk ka asnjë gjë të mundshme që mund të bëhet për ata që janë në nevoje dhe që ne do ta lejmë pa e bërë. Nuk ekziston.

Në deklaratën e tij, Edi Rama nuk e qartësoi se për cilat kategori do të zbatohet rritja e çmimit të energjisë.

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Ekspertët thonë që kriza do të ketë një kulm që do të zgjasë deri në qershorin e vitit të ardhshëm, por thonë që nuk parashikohet që çmimet të kthehen aty ku ishin.

E vetmja garanci që dha ishte se qytetarët nuk do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, pavarësisht krizës energjetike me të cilën do të përballet vendi.

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Por në qoftë se do të ishte dimër pa drita, do i kishim rënë shkurt, do u thoshim bëhuni gati lajmet vetëm në orën tre , në orën shtatë errësirë.

Hidrocentralin e Skavicës, për të cilin u angazhua se do të ndërtohet përgjatë mandatit të tretë qeverisë, Edi Rama e sheh si zgjidhjet në menaxhimin e burimeve energjetike.

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Skavica që ka filluar tani puna do të na japë mundësinë, që ne të ruajmë rezerva, se ujë mund të kesh, por po nuk pate ku ta rezervosh, çfarë do të bësh, do të rrish në dush gjithë ditën, apo do ta lësh të iki, atëherë do ta kesh një rezervë.

Në angazhimin e qeverisë për të përballuar krizën energjetike, asnjë nga propozimet e Partisë Demokratike nuk është reflektuar, madje i ironizoi ato.

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Ne jemi shumë të qartë se çfarë do të bëjmë, kurse këto kërkesa me bëje rrafsh arkën e shtetit se shihemi nesër janë atavizma të kohës së Sudes dhe Vehbiut, ne nuk jemi partia e Sudes dhe Vehbiut.

Duke thëne se sot çmimi i karburantit është më i lirë se në vitin 2013, Edi Rama theksoi se nuk do të ketë asnjë ndryshim në taksa, pasi vlera e tij përcaktohet nga kompanitë private dhe jo nga vendimarrje shtetërore.

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Taksa e karbonit është aty dhe do të rrijë aty dhe kur flasim për ata pensionistët, fëmijët,për të pamundurit që kanë nevojë për më shumë mbështetje, nga vjen kjo nevojë mbështetje vjen nga shiu, nga shiu vjen energjia kur ka shi, vijnë nga kontributet, kështu që kush ndot më shumë do të kontribuojë më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *